Opozita e bashkuar: Rama nuk i do listat e hapura 100%, qëllimi i vetëm heqja e koalicioneve

schedule13:12 - 25 Korrik, 2020

schedule 13:12 - 25 Korrik, 2020

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili këtë të shtunë në një konferencë të përbashkët kanë paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave 100% në zgjedhjet e ardhshme.

Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së,  në fjalën e tij ka theksuar se qëllimi i vetëm i kryeministrit  Rama është heqja e koalicioneve dhe propozimi i tij për hapjen e listave nuk është i plotë.

Sipas Bardhit, PS-ja mbështet variantit të hapjes së listave të pjesshme, ku nga 100 deputetët i bie të caktohen nga partitë, ndërkohë që qytetarëve u mundësohet të zgjedhin vetëm 40 deputetë.

Me formulën që propozon Edi Rama, që të hapën vetëm 1/3 e listave dhe deputetet të vazhdojnë të zgjidhet nga partitë. Ndërkohë që pjesa humbëse është zgjedhja që i lihet qytetaret. Pra 100 deputetë të jenë të paracaktuar nga listat e partive dhe kryetarët, ndërkohë që vetëm 40 deputetë të jenë me votim të hapur nga qyetetarët. PD propozoi dje që listat të jenë 100% të hapura, por për Ramën s’ka rëndësi vota e qytetarëve, por mbajtja e pushtetit.

Rama tregoi se do të ndalojë koalicioneve parazgjedhore, sipas propozimit të Edi Ramës, partitë e vogla do duhet të prodhojnë mandate për Edi Ramën. Kjo është loja që po bën Edi Rama dhe teatri që po bën këto 7 vite. I ka lënë mjekët pa mbrojtje, spitalet pa pajisje, i ka çuar bizneset drejt falimentit.. Çfarë po bën përditë, po bën llogari mediokre si të zhbëj vullnetin e qytetarëve. E bën marrëveshjen më 5 Qershor dhe kërkon ta zhbëj gjithë korrikun. Kërkon të zhbëj marrëveshjen e 5 qershorit me listat e hapura, por Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk e ka pranuar hapjen e listave në 100%. Ai doli zbuluar para çdo qytetari, si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend.

Hapja e listave për Edi Ramën, ishte lojë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndaluar koalicionet parazgjedhore”, është shprehur Bardhi.

Ndër të tjera në fjalën e tij përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën dhe se është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.Rama përpiqet të bëjë të kundërtën që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti. Zgjedhësit ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi cili është kandidati i asaj partie.Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin”, deklaroi Bylykbashi./abcnews.al