3 teste për 100 mijë banorë, Presidenti meksikan testimet për COVID-19 shpenzime të tepërta

schedule11:20 - 25 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 25 Korrik, 2020

Para se të udhëtonte në Uashington për të takuar Donald Trump në fillim të këtij muaji, presidenti meksikan bëri  testin e koronavirusit.

Andres Manuel Lopez Obrador nuk ishte testuar kurrë, duke argumentuar se nuk kishte nevojë– edhe pse disa anëtarë të kabinetit ishin infektuar me COVID-19. Presidenti, i njohur si Amlo, u testua për herë të dytë kur arriti në SHBA; të dy rezultatet ishin negative, shkruan The Guardian.

Por, testimi është i rrallë në Meksikë, madje edhe për njerëzit që shfaqin simptoma të koronavirusit në spital. Meksika kryen vetëm tre teste për 100 mijë njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins; 66.9 për qind e rezultateve ishin pozitive më 15 korrik. Në krahasim, Shtetet e Bashkuara kryejnë 168 teste për 100 mijë banorë.

Teoritë se pse Meksika nuk pranon të testojë gjerësisht popullatën i ka befasuar edhe ekspertët e shëndetit publik. Disa pohojnë se presidenti i vendit e sheh testimin si një shpenzim të tepërt.

Të tjerë besojnë se qeveria e Meksikës është duke u përpjekur të kopjojë qasjen suedeze për të minimizuar bllokimet që kanë ndikim në ekonomi – diçka që Lopez Obrador e ka përmendur si të rëndësishme në një vend ku më shumë se gjysma e popullsisë punon në ekonominë informale.

Sidoqoftë, diku tjetër, strategjia duket se ka dështuar. Vendi ka regjistruar më shumë se 360 mijë raste me coronavirus dhe më shumë se 41 mijë persona të vdekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!