Një 3-vjeçare është viktima më e re nga koronavirusi në Belgjikë. Lajmin e dha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë gjatë konferencës ditore për shtyp pa dhënë detaje në lidhje me vdekjen e vogëlushes.
Ai tha se numri i të vdekurve nga COVID-19 është duke u rritur, mesatarisht 3 në ditë gjatë javës së kaluar.
” Askush nuk është imun ndaj koronavirusit dhe të gjithë mund të infektohen”, tha ministri.
Një fëmijë 12-vjeç vdiq gjithashtu nga koronavirusi marsin e kaluar në Belgjikë. Belgjika është një nga vendet me numrin më të madh të vdekjeve të COVID-19 në raport me popullsinë e saj.
Që nga fillimi i pandemisë në Belgjikë janë regjistruar ,64.847 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët janë ndërruar jetë 9.812./abcnews.al