Ndërron jetë 55 vjeçarja e aksidentit të së premtes në Elbasan

schedule14:05 - 22 Prill, 2018

schedule 14:05 - 22 Prill, 2018

Ka ndërruar jetë në spital e plagosura e aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.

55 vjeçarja Shpëtime Tufa u aksidentua pasditen e së premtes në aksin Elbasan-Metalurgji. Nga kamerat e bizneseve aty pranë u konstatua vetëhedhja nga mjeti që po udhëtonte. Mendohet se gruaja ka marrë ngacmime nga drejtuesi i mjetit që po udhëtonte, ndaj për të mbrojtur veten u vetëhodh, duke marrë dëmtime të rënda.

55 vjeçarja u përcoll sot në banesën e fundit nga të afërmit. Ajo ishte nëna e tri vajzave. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u arrestua pak kohë me pas nga policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!