Vasili: Pas zellit të PS për hapjen e listave fshihej heqja e koalicioneve nga Kushtetuta

schedule20:35 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:35 - 24 Korrik, 2020

Pas përfundimi të të mbledhjes së Këshillit Politik, Petrit Vasili është shprehur para mediave se PS tregoi se “zelli për të folur për listat e hapura” ishte thjesht një alibi.

Sipas tij, kjo ishte një alibi për të hequr nga Kushtetuta koalicionet.

Vasili u shpreh:

Çfarë bëri PS në Këshillin Politik? Qartësoi një herë e përgjithmonë që çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to ishin thjesht një farsë, një alibi që bie erë të qelbur dhe kishte të bënte me heqjen e koalicioneve nga Kushtetuta e Shqipërisë…

Listat do jene të hapura, pra propozimi  ishte shumë i qartë.. e ndryshojmë Kushtetutën për listat e hapura, PS pati një jo absolute. Gjiknuri propozoi që në fillim të mbledhjes që ne të mblidhnim 28 firma për të dpozitimin e nismës…Kjo ishte një farsë për të dëmtuar 5 qershorin. Opozita ka qene e qartë, në funksion të asaj për të cilën u fol qartë. Të thuash që unë dua 28 firma dmth që unë nuk diskutoj. Gjithë diskutimi ishte për t’i bërë fresk Edi Ramës, që ka vetëm një ide, të  shkatërrojë zgjedhjet që nuk i fiton dot…”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!