OFL godet në tre qytete, i dërgon formularin 3 dënuarve për vepra të ndryshme penale

schedule12:33 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:33 - 24 Korrik, 2020

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Të skeduarit e radhës nga OFL

-Asllan Hysa, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Erand Malo, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-Liridon Gjana, banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton OFL./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!