Një përplasje me armë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës dhe më pas janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në zonën e plazhit.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur kapjen në pyll të një prej autorëve ndërsa ka shoqëruar edhe disa të tjerë.
Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe priten të tjera detaje.
Ndërkohë në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë ndodhet dhe ambulanca e spitalit Rajonal të Shkodrës.
Sakaq policia ka rrethuar zonën ndërsa do të këqyrë vendin për të mësuar më shumë dhe për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave./abcnews.al