Piktorja e njohur e Pedonales Adriana Puleshi, nuk është spostuar shumë metra nga vendi i përditshëm ku merr frymëzimin.
Në ambientet e Kalasë së Tiranës ajo ka çelur ekspozitën personale .
Që në hyrje të Galersisë, ajo fton vizitorët për bashkëbisedim përmes një autoportreti realizuar 20 vite më herët.
“Është bërë në vitin 2000, ja kam bërë dhuratë vetës. Kam pas punuar shumë dhe e kisha pasion dhe ndonjëherë duhet shpërblyer edhe vetja. E punova në një teknikë ndryshe nga herët e tjera”, shprehet ajo.
Me këtë pikturë, ajo pranon se bën edhe bisedat sekrete të shpirtit.
Në këtë prezantim nuk mungojnë punime të realizuara gjatë karantinës, si dhe realizime më të fundit.
Ajo paraqet nudot, peizazhet shumëngjyrëshe dhe kostumet popullore, prej nga i buron energjia dhe forca e ngjyrës.
Kuratori dhe menaxheri i artit Eroldo Zguri jep edhe arsyet e përzgjedhjes se Piktores për këtë ekspozitë.
“Adriana është piktore shumë interesante. Është nga piktoret më me energji që gjen sot në treg. Po ashtu është një shembull për tu ndjekur”, shprehet ai.
Punimet do të prezantohen për disa ditë në ambientet e Galerisë pranë Kalasë së Tiranës./abcnews.al/