Deputeti Ilir Beqaj ka deklaruar se vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 është marrë për shkak se në atë orën fillon përdorimi i pijeve alkoolike duke bërë njerëzit të mos ruajnë dot më distancimin social
“Muzika nuk vret, por zhurma vret. Muzika dhe arti nuk bëhen në klube nate. Nëse do të merremi me muzikën. Ne po rregullojmë teatrin e operës dhe baletit. Nuk e di pse u bëka arti në klubet e natës.
Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijeve dhe njerëzit nuk e mbajnë dot më distancën. Unë besoj që qeveria duhet të përmirësojë komunikimin që njerëzit të kuptojnë pse e marrim këtë masë. Vendet që po e menaxhojnë me sukses këtë pandemi janë ata që nuk po bëjnë politikë me pandeminë”, tha Beqaj.
Valteri replikoi me Beqajn duke thënë se ai nuk ka kërkuar hapjen e klubeve të natës, por ka theksuar që ajo të mos bëhet selektive.
“Nuk e kisha pse po mbyllen lokalet. E kam me mbylljen selektive që njërit ia mbyll, tjetri ia hap. Lokalet në bllok që i kanë disa deputetë këtu që polici i Sandri nuk i shkon dot te dera. Ndërsa 5 lokale në Dajt bëjnë dasëm, ata nuk fushë nuk i hapin dot”, u shpreh Valteri./abcnews.al

