Vasili i përgjigjet Gjiknurit: Mbledhja e djeshme provokim i Ramës

schedule13:26 - 23 Korrik, 2020

schedule 13:26 - 23 Korrik, 2020

Përfaqësuesi i LSI i Petrit Vasili thotë se mbledhjet e Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve dhe integrimit europian.

Në përgjigjen për Damian Gjiknurin, Vasili thotë se mbledhja e djeshme ishte një provokim në funksion të axhendës së këtij këshilli nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Vasili shprehet se çdo bllokim i njëanshëm i Këshilli Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi partinë socialiste.

“Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsesualitet ka udhëhequr atë që prej fillimit të tij.

Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjeshtë një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit por që nuk ka qenë dhe as nuk mund të jenë kurrsesi axhenda e këshillit politik.

Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik i drafteve të diskutuara por jo të miratuara është normalitet i detyruar.

Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5 qershorit është thjesht një provokim që minon konsesusin dhe dialogun.

Çdo bllokim i njëanshëm i Këshilli Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi partinë socialiste.

Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve integrimit europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe stabilitetity politiko shoqëror të vendit”, shkruan Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!