Këngëtari i njohur, Sidrit Bejleri ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ai ka zgjedhur të ketë pranë vetes njerëzit e tij më të dashur, ku nuk kanë munguar as dhuratat.
Mirëpo, më e veçanta ka qenë ajo e bërë nga fëmijët dhe bashkëshortja e tij, të cilën këngëtari e ka publikuar edhe në Instagram.
“Kur merr dhuratë me fjalë të tilla në ditëlindjen, kupton se kupton se për kë je dhe kush është i rëndësishëm për ty. Zoti na dhëntë jetë të gjatë për të qenë pranë atyre që na duan vërtetë”, ka shkruar Bejleri.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet për këngëtarin, nga ndjekësit dhe nga miqtë e tij, mes të cilëve edhe shumë personazhe të njohur./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CC9CQ32H4er/