“Gjin Gjoni kandidat në listat e PD”, Këlliçi: Lajm i stisur, i shtyrë nga qeveria

schedule21:53 - 22 Korrik, 2020

schedule 21:53 - 22 Korrik, 2020

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për deputet nga dega e qytetit të Lezhës.

Për të folur më tepër rreth kësaj çështjeje, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” ishte kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Lexo edhe: DOKUMENTI/ Gjin Gjoni propozohet nga demokratët e Lezhës? PD: Nuk futen në lista të larguarit pas vettingut

Këlliçi u shpreh se propozimi nuk do të thotë automatikishit kandidimi i një individi.

“Kështu që, nëse në një grup-seksion të caktuar, është propozuar një individ i caktuar, do të zbatohet e gjithë procedura në fazën e dytë në Komitetin e Seleksionimit të Kandidaturave, ku pa diskutim një nga kriteret është që persona të caktuar që për shkak të Vettingut apo dorëheqjes nga funksioni për të shmangur Vettingun, janë kandiduar, automatikisht do të s’kualifikohen nga ky proces,” shpjegoi kreu i FRPD.

Ky proces ka katër faza, shpjegoi Këlliçi ndërsa shtoi se “ne jemi në fazën e parë dhe në fazën e dyte komisioni i ngritur enkas për këtë punë do të marrë hapat e mëtejshëm në zbatim të udhëzimit.”

Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për një lajm të stistur, të shtyrë nga vetë qeveria.

“Për shkak të ligjit të dekriminalizmit, 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 të zgjedhur në administratën publike janë larguar..Nuk kemi asnjë rast. Ka qenë një lajm i stisur ky sot. Që është futur emri i Gjin Gjonit, për tu vënë në qendër të diskutimit dhe i spinuar nga qeveria,” u shpreh ai.

Sa i përket reagimit të ambasadores amerikane, Belind Këlliçi tha se është 100 për qind dakord me të, por sipas tij, “kambanat bien për ata që kanë vesh të dëgjojnë.”

“Jam 100 për qind dakord. E përshëndes thirrjen e saj. Kam përshtypjen që kambanat bien për ata që duhet të kenë veshë t’i dëgjojnë. Për Edi Ramën…Me fakte kemi pasur në palën përballë të dënuar për përdhunim në grup, për vrasje, plagosje, grabitje, nga veprat më të rënda penale që kanë qenë deputetë, kryetarë bashkishë, etj. Qartazi apeli i ambasadores amerikane është për të gjithë klasën politike pa diskutim, por dihet se ku drejtohet gishti.” 

Këlliçi shpjegoi se propozimet për kandidatë do të kalojnë nëpër katër faza dhe se është i bindur që asnjë person me të shkuar të dyshimtë nuk do të jetë kandidat dhe përfaqësues i Partisë Demokratike. /abcnews.al/