Pas përfundimit të detyrës në KED, Dvorani i kërkon KLGJ informacion për vende të lira në apel

schedule21:12 - 22 Korrik, 2020

schedule 21:12 - 22 Korrik, 2020

Ish-drejtuesi i gjykatës së lartë Ardian Dvorani kërkon rikthimin në sistemin gjyqësor. Pak kohë pasi KLGJ vendosi ta largonte nga ushtrimi i detyrës si gjyqtar  në Gjykatën e Lartë, pozicion të cilin e mbajti edhe 6 vite pas mbarimit të mandatit kushtetues, Dvorani kërkon të emërohet në Gjykatën e Apelit.

Dvorani do të shfrytëzojë  mundësin që i la këshilli, pwr tw mbajtur detyrën  e gjyqtarit në Apelin e Tiranës.

Më anë të një kërkesë me shkrim Ardian Dvorani ka kërkuar informacion nga KLGJ për vendet vakante që janë në shkallën e dytë të gjyqësorit në kryeqytet.

Do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili do të vendosë në mbledhjen e radhës për kërkesën e Dvoranit, nëse do ta emëroj ose jo në gjykatën e Apelit.

Me largimin nga Gjykata e Lartë Dvorani u largua edhe nga kryesimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky post i shkaktoi përplasje të vazhdueshme me Presidentin, pasi kreu i shtetit e ka akuzuar, për “Shpërdorim Detyre” dhe “përvetësim të titujve shtetërorë”.

Kjo përplasje për emërimet në gjykatën kushtetuese ka përfunduar në dyert e prokurorëve të SPAK.

Pas largimit të Ardian Dvoranit, në bazë të ligjit, drejtimin e KED e ka marrë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Post të cilin do ta mbaj deri në dhjetor të këtij viti, kur të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, drejtimi i këtij institucioni do kaloj në duart e Sokol Sadushit, zëvendëskryetarit të gjykatës së lartë me kompetencat e kryetarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!