Trajneri kroat, Niko Kovac, mori drejtimin e Monaco, duke zëvendësuar Roberto Morenon dhe duke iu rikthyer punës si trajner, pas shkarkimit nga skuadra e Bayern. Në konferencën e tij të parë për shtyp, strategu kroat pati premtime të mëdha: Çdo trajner sjell me vete filozofinë e tij, mënyrën sesi ai e shikon lojën.
Në të kaluarën kam drejtuar Bayernin dhe Eintrachtin, dy skuadra me stile të ndryshme. Duhet të përshtatemi, ta shikojmë si është skuadra, lojtarët dhe të zgjedhim taktikat më të mira. Objektivi është ta kthejmë Monaco në majën e Ligue 1 dhe duam ta bëjmë sa më shpejt.
Të gjithë lojtarët duhet të përmirësohen, por kam besim tek ata, do të jemi atje ku duam sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Kovac./abcnews.al