Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka folur sot për mediat angleze, duke treguar vështirësitë që po kalon në këtë sezon të tretë me fanellën e “Topçinjve”. Francezi pësoi një dëmtim të gjat në fillim të vitit dhe golat, i kanë munguar…
“Dëmtimi im zgjati shumë dhe që aty, fillova të kisha dyshime te vetja ime. Padiskutim që ky ka qenë sezoni më i vështirë me fanellën e Arsenalit. Më pas, u riktheva në formacion, por nuk po shënoja. Nuk isha as i lumtur, kisha dhe probleme familjare.
Thonë që pas shiut, del gjithmonë dielli dhe kështu po ndodh me mua. Tani, jam shumë më i lumtur dhe kjo gjë po shihet edhe në fushën e lojës. Aubameyang? Të gjithë e dinë që ne jemi miq dhe aspak rivalë. Ai është si vëlla për mua”, përfundoi Lacazette./abcnews.al
“It wasn’t really doubt, it was more unhappiness”https://t.co/uPz30Po8OD
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 22, 2020

