Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti këtë të mërkurë ka dhënë detaje në lidhje me pozicionin e koordinatorit të ri për dialogun, Skender Hyseni.
Hoti në një konferencë për mediat ka deklaruar se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve.
“Në përputhje me platformën tonë, unë kam emëruar Skender Hysenin si koordinator për shtetëror. Ai flet në emër timin. Ai ka kompetencë të më përfaqësojë mua. Nesër ai është në Bruksel bashke me zotin Makolli për të draftuar marrëveshjen finale për të pagjeturit”, ka thënë Hoti.
Emërimin e Hysenit në këtë pozitë e ka mirëpritur dje presidenti Thaçi.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Hyseni ka kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë./abcnews.al