Paloka pas ftesës së Ramës: Bëri marrëveshje me veten, do e rrëzojë me 30 korrik

schedule12:25 - 22 Korrik, 2020

schedule 12:25 - 22 Korrik, 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës së kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës jashtë parlamentare për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik që do të mbahet në orën 17:00.

Ish-deputeti i PD shkruan se Rama bëri marrëveshje me veten, duke iu referuar marrëveshjes së një dite më parë mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

“Rama beri mbreme marreveshje me veten: Me 23 korrik do votoje marreveshjen e 5 qershorit dhe me 30 korrik do votoje rrezimin e saj”, shkruan Paloka.

Mbrëmë në takimin e tretë maxhoranca dhe opozita në Kuvend firmosën marrëvesgjen e  qershorit e cila do të votohet tashmë në seancën plenare të 23 korrikut si dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e 30 korrikut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!