E goditi rrufeja në stërvitje dhe shpëtoi, adoleshenti rus firmos kontratën e parë

schedule10:43 - 22 Korrik, 2020

schedule 10:43 - 22 Korrik, 2020

Ivan Zaborovskiy, portieri 16-vjeccar i Znamya Truda, u godit nga rrufeja gjatë stërvitjes në fillim të këtij muaji dhe u dërgua me urgjencë në spital. Gjendja e adoleshentit nuk ishte e mirë në fillim.

Për disa ditë ishte nën kujdesin intensiv të mjekëve. Më pas gjendja e tij u përmirësua dhe doli nga gjendja kome. Portieri i tretë i skuadrës ruse, që garon në ligat inferiore, tani është në gjendje të mirë.

Klubi i tij ka vendosur që t’i ofrojë një kontratë si profesionist dhe Zaborovskiy ka pranuar propozimin, duke nënshkruar marrëveshjen. Znamya Truda e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një njoftimi në “Twitter”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!