Përdorimi i lazerave është kthyer një nga trendet e momentit. Por sa të rrezikshëm janë lazerat në dermatologji dhe kur duhen kryer në trup?
Për këtë ka folur, shefja e departamentit të dermatologjisë në Klinikën Anassa, Doktoresha Sidita Boriçi, e cila ka sqaruar të gjitha detajet, nga rreziqet deri tek rekomandimet.
“Lazerit përdoret por jo për të gjithë llojet e njerëzve. Paraprakisht marrim një listë të medikamente të marra nga pacienti më herët dhe astaj veprojmë. Janë disa lloj epilepsive që nuk lejohet që të bëhet lazeri dhe ka lidhje me rrezet e dritës. Vitet e fundit janë shtuar shumë edhe pacientët meshkuj. Mosha fillon nga 16 vjeç, ndërsa për shenjat e lindura fillojnë që 6 muajsh, varet nga lloji i lazaerit. Ka fëmijë që kanë nishane të kuqe, të lindura dhe mund të trajtohen. Trajtimi me lazer është mjaft i sigurt, vetëm te pjesa e syve duhet të mbrohet se mund të shkatoj probleme me retinën e syve.
Lazeri nuk është një gjë e përgjithshme, duhet të fokusohemi te ai, pasi nuk ka të bejë vetëm me heqjen e qimeve. Më shumë delikate është pjesa e trupit, pasi fytyra gjenerohet, humb shpejt. Lazeri shkakton një djegie, por që është e kontrolluar. Trajtimet janë shumë komode, pasi sistemi bën edhe ftohjen me ajër se është më komod dhe ndjehet më pak. Me lazer trajtojmë edhe nishanet, pra ato që janë benjine. Lazeriu rekomandohet edhe te gratë shtatzenë, pasi nuk shkakton efekte. Duhet trajtuar lëkura para lindjes që mos të krijoj strija”, u shpreh doktoresha./abcnews.al