Përfaqësimi gjinor në Komisionet Zgjedhore ka përplasur anëtarët e Komisionit të Ligjeve Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi.
Gjiknuri ka deklaruar se kjo nuk duhet përfshirë pasi është e vështirë të gjenden gra. Por nuk ka qenë i këtij mendimi Hysi e cila ka replikuar duke thënë se janë më shumë gra ato që e kanë kaluar vettingun.
Kjo e fundit është ndërprerë nga kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili është shprehur se duhet të flasin për çështje të teknikës legjislative
Gjiknuri: Le të rrimë te administrata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë termin gjykatë duhet ta heqim fare.
Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.
Hysi: Më shumë gra e kanë kaluar vettingun. Nuk e dimë a do gjeni aq burra.
Manja: Zonja Hysi jemi në një çështje të teknikës legjislative…