“Dashuria e vjetër është gjë e madhe”, Murrizi: Kërkesa nuk ndryshon, vijojnë të bëhen pazare

schedule16:28 - 20 Korrik, 2020

schedule 16:28 - 20 Korrik, 2020

Deputeti Myslim Murrizi në një deklaratë për mediat theksoi se opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për Listat e Hapura.

Murrizi tha se kryeministri Rama, Damian Gjiknuri së bashku me opozitën joparlamentare ndonëse mbledhja ka përfunduar,  janë futur përsëri në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ironizon teksa thotë se “dashuria e vjetër është gjë e madhe”.

Lexo edhe: Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik: Besoj se diskutimi ishte pozitiv

Murrizi po ashtu shtoi se në mbledhje vijojnë të bëhen pazare.

“Pasi të hapim listat rishikojmë Kodin Zgjedhor që mos tjetërsojnë hajdutët votat dhe rezultatin. Kjo është kërkesa jonë. Këta bashkë le të rrinë dhe ishalla le të flejnë edhe aty. Dashuria e vjetër është e madhe. Unë jam si përfaqësues i 28 nismëtarëve. Pasi opozita parlamentare ka dhe nja 12 të pavarur. Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve dhe mësova se këta kanë hallet e 5 qershorit, nuk marrin kokërr vote nga opozita parlamentare”, tha Murrizi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!