Policia e Maliqit ka vënë në pranga një person i cili është kapur me lëndë narkotike në një ndërtesë të braktisur.
Sipas uniformave blu se gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të fshatit Lozhan, në një ndërtesë të braktisur është gjetur një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjithashtu është sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.
Vijon puna për kapjen e poseduesit i cili mundi të largohej kur konstatoi forcat e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të kontrollit të territorit dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të braktisur, në afërsi të fshatit Lozhan, në të cilën dyshohej se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme./abcnews.al