Në Francë ai që nuk mban maskë do të gjobitet më 135 euro. Rregullat e reja të qeverisë që hyjnë në fuqi të hënën parashikojnë përdorimin më detyrim të maskës në ambientet e mbyllura.
Vendimi drastik u mor nga qeveria francezë edhe pse vendi nuk shënon rritje të personave të infektuar apo të viktimave. Kryeministri sqaroi qytetarët se maska bëhet e detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura, në një përpjekje për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve më koronavirus.
Aktualisht në Francë maska është më detyrim përdoret vetëm në transportin publik. Ministri i Shëndetësisë tha së masat e reja do të zbatohen për dyqanet dhe supermarketet, tregjet e mbyllura të produkteve të freskëta , bankat dhe institucionet e tjera publike të shërbimeve.
Të dielën departamenti i shëndetësisë njoftoi së çdo shkelje ndëshkohet financiarisht, sa dyfishi i gjobave të heqjes së maskës në urbane. Për personat që punojnë në zyrat komunalë, qeveria ka thënë që punëdhënësit do të duhet të gjykojnë nevojën për maskë, rasti pas rasti. Shërbimi shëndetësor publik në Francë vuri në dukje gjatë fundjavës së shkalla e transmetimit viral është rritur. Sipas të dhënave zyrtarë çdo bartës, infekton mesatarisht të paktën 1 ose 2 të tjerë. Nga shifrat e fundit, 119 pacientë të rinj më koronavirus janë shtruar në spital në 24 orë, ndryshe nga shifra masive që regjistrohej në muajin prill kur ishin 4,281 persona në spital brenda një ditë./abcnews.al