Raymond Domenech drejtoi kombëtaren e Francës gjatë viteve 2004-2010, teksa dërgoi “Gjelat” në finalen e Botërorit të vitit 2006, e humbur kundër Italisë pas goditjeve të penalltive.
68-vjeçari është ndalur te një prej sfidave çerekfinale të këtij sezoni në Champions League: Atalanta-PSG. Kjo ndeshje do të luhet në datë 12 gusht në Lisbonë dhe Domenech ka bërë një postim në Twitter ditën e sotme.
“Pavarësisht nga ndeshja e sotme kundër Veronës (u mbyll 1-1), nuk e kuptoj se si Atalanta mund të shqetësojë PSG, kjo pasi skuadra italiane është shumë e dobët në mbrojtje“, shkruan Domenech. /abcnews.al
Quel que soit le résultat du match contre Vérone, je ne vois pas comment cette équipe de l’Atalanta pourrait inquiéter le PSG. Trop faible défensivement.
— Raymond Domenech (@RaymondDomenech) July 18, 2020