Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Biznesi kërkon kompesim për taksën e rrugës së Kombit, Jaka: Diskriminim për ekonomitë

schedule15:35 - 18 Korrik, 2020

schedule 15:35 - 18 Korrik, 2020

Pavarësisht masave të mara nga dy qeveritë tregtia midis Kosovës dhe Shqipërisë vijon të jetë në ngërç.

Ky është premtimi i fundit i bërë nga kryeministri Rama i cili në fakt është përsëritur disa herë.

“Nuk bëhet fjalë për vullnetin politik pasi vullneti politik nga të dyja anët ka qenë i pranishëm. Por bëhet fjalë për realizimin e marrëveshjeve të mbetura pezull. Do vijojmë diskutimet për zbatimet konkrete”, është shprehur kryeministri.



Por pavarësisht kësaj tregtia Kosovë-Shqipëri vijon të ketë barriera të shumta tarifore. Bizneset shqiptare dhe kosovare kanë kërkuar që  të rishikohet taksa e rrugës së Kombit. Kreu i dhomës së tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaron se kjo është taksë diskriminuese për ekonomitë kombëtare.

Një biznes paguan në rrugën e Milot-Morine 16 euro për kamionët e mesëm dhe 22.5 për kamionët e mëdhenj.

“Problemi që krijon taksa e rrugës së Kombit është edhe problemi i diskriminimit. Ne na vjen madhi nga Greqia në Tiranë pa asnjë lloj taksë ndërkohë që ka infrastrukturë rrugore më të mirë sesa nga Hani i Hotit në Tiranë. Na vjen nga Maqedonia në Tiranë pa asnjë taksë. Na vjen nga Durrësi në Tiranë pas asnjë lloj takse, pra do të thotë që kemi një diskriminim ndaj një ekonomie kombëtare.

Shqipëria dhe Kosova është një ekonomi kombëtare. Si mund të kemi një diskriminim të tillë. Kjo është edhe analiza që duhet t’i bëjmë në mënyrë që qeveria shqiptare të arrijë në kompensimin e taksës për të gjithë sipërmarrjet që kanë një qarkullim tregtar Shqipëri Kosovë”, sqaron ai.

Jaka deklaron se janë në diskutime për të organizuar një takim të nivelit të lartë midis tre qeverive Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.

“Po punojmë për të krijuar një takim të nivelit të lartë të tre qeverive në mënyrë që të definojmë atë platformë që në kishim nëpërmjet forumit ekonomik mbarëkombëtar për të hequr çdo barrierë tarifore të paktën nëpërmjet tri vendeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe kjo do të ishte një sinjal i jashtëzakonshëm për sipërmarrjet tona”, sqaron ai.

Pak ditë më parë zv.kryeministrja e Kosovës në një takim me monologun shqiptar  kërkoi që të shihet  mundësia  për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministrin Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta diskutojnë  në mbledhjen e ardhshme të qeverisë .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!