Pep Guardiola prej një sulmues krahu për të zëvendësuar Leroy Sane dhe drejtuesit e Manchester City kanë arritur akordin me Ferran Torres, talentin 20-vjeçar të Valencias dhe lojtarin e Spanjës U-21.
Sulmuesi i djathtë (aktivizohet edhe në krahun e majtë) ka nëj kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin spanjoll, që në mungesë të rinovimit, është i detyruar ta shesë për të mos e humbur me parametra zero.
Torres, autor i katër golave dhe pesë asisteve në La Liga këtë sezon, dhe dy golave në Champions League, ka një klauzolë shitje prej 100 milion eurosh.
Marca raporton se City ofron deri në 35 milion euro për kartonin e tij dhe asnjë cent më shumë. Tani pritet përgjigja e Valencias, që me siguri do të pranojë shitjen e lojtarit për këtë shifër. /abcnews.al