Pavarësisht se plazhet janë disi më pak të frekuentuara krahasuar me vitin e shkuar për shkak të koronavirusit, ka mjaft prej atyre qytetarëve që zgjedhin bregdetin për fundjavë.
Duket se këtë fundjavë shkuarja në bregdet favorizohet edhe nga moti pasi siç bën me dije “Meteoalb”, e gjithë zona bregdetare e Shqipërisë do të karakterizohet nga një moti i kthjellët dhe i qendrueshëm.
Dielli do të mbizotërojë duke bërë që dy ditët e fundjavës të jenë ideale për plazh.
Abcnews.al në bashkëpunim me Meteoalb, vijon të sjellë çdo fundjavë parashikimin e motit specifikisht për bregun duke i ardhur në ndihmë atyre që mendojnë të bëjnë plazh gjatë të shtunës dhe të dielës. /abcnews.al