Mjeku infeksionist Tritan Kalo, që prej fillimit të pandemisë ka qenë shumë aktiv duke komentuar situatat e ndryshme politike dhe sjelljet e deklaratat e ndryshme ndaj koronavirusit në vend.
Përmes një fotoje të postuar në Facebook, Kalo shkruan:
‘‘Rrënoftë demon-kracia”, duke ironizuar klasën politike shqiptare në lidhje me zhvillimet e fundit.
”Nuku të shkarkoj, ti nuku do më shkarkosh. Nuku të Spak-oj, ti nuku do të më Spak-osh,. Të lumët na”, përfundon mjeku Kalo./abcnews.al