Myrto Uzuni është shembull për të rinjtë. Duke punuar fort, mes baltës së fushave në Shqipëri, ai u rrit, duke kaluar nga Tomori tek Apolonia, te Laçi në Superiore, e më pas në Kroaci ku veshi fanellën e Lokomotiv Zagreb.
Aty fitoi një vend në kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që sot ka bërë një hap përpara në karrierë. Sulmuesi anësor ka nënshkruar me kampionët e Hungarisë, skuadrën e Ferencvaros. 1.8 milion euro të paguara për kartonin e tij dhe 1.2 të tjeta paga për katër vite.
Asgjë për Uzunin nuk ka ndodhur rastësisht dhe menaxheri i tij, Franc Bode, i ka postuar një foto kur ishte pjesë e Tomorit U19 dhe luante mes baltës. Mesazhi i tij është shumë domethënës.
“Puno fort në heshtje, lejo suksesin të bëjë zhurmë. Ëndrrat bëhen realitet nëse nuk heq dorë prej tyre”, shkruan Bode, i cili ka qenë krah Uzunit që në hapat e parë në karrierë. /abcnews.al