Këshilli Politik mblidhet të hënën në orën 11:00, të gjitha pikat që do diskutohen

schedule19:47 - 17 Korrik, 2020

schedule 19:47 - 17 Korrik, 2020

Mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet të hënën në orën 11:00. Pas disa korrespondencave në distancë më në fund palët kanë dakordësuar orën dhe ditën e takimit për të diskutuar nga afër për ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Opozita jashtëparlamentare do të përfaqësohet në këtë tryezë nga Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi.

Ndërsa në radhët e PS, Rama ka zgjedhur të shkojë vetë në mbledhje me palët, i shoqëruar nga përfaqësuesi i përhershëm i maxhorancës, Damian Gjinkuri.

Opozita nuk tërhiqet nga marrëveshja e 5 qershorit duke deklaruar se ajo duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, duke paralajmëruar se asnjë nga çështjet e dakordësuara në këtë marrëveshje nuk do të rihapen në tryezën e radhës.

Nga ana tjetër maxhoranca parashtroi në emailin zyrtar për përfaqësuesit e opozitës se në tryezë do të diskutohen edhe ndryshimet Kushtetuese të miratuara në Komisionin e Ligjeve, përfshirë këtu hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ishte kreu i Shtetit Ilir Meta ai që nxiti këtë tryezë nisur nga shqetësimet që kishte ndarë me të ish-kreu i KQZ Kristaq Kume për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese të paralajmëruara nga mazhoranca pa u diskutuar më parë nga të gjitha palët.

Meta thirri në presidencë kreu e PD Lulzim Basha i cili shprehu gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezë. Kjo kërkesë u dakordësua edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili do të jetë edhe vetë pjesë e mbledhjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!