Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet pas pesë vitesh te Reali, Iker Casillas me një detyrë të veçantë

schedule19:57 - 17 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 17 Korrik, 2020

Iker Casillas do të rikthehet te Real Madrid. Ish-portieri i famshëm spanjoll, i cili kaloi 16 sezone në skuadrën e parë, përpara se të largohej drejt Portos në vitin 2015, do të mbulojë postin e këshilltarit.

Marca raporton se 39-vjeçari do të qëndrojë afër presidentit Florentino Perez me detyrën e këshilltarit. Një rol pak a shumë si ai që mbajti Zinedine Zidane përpara se të niste karrierën e trajnerit.

Detyrat që do të kryejë Casillas, do të përcaktohen më saktësisht në javët e ardhshme. Rikthimi i tij në “Santiago Bernabeu” gëzon tifozët, të cilët kanë marrë një tjetër lajm të mirë pas fitimit të titullit kampion. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!