Lorik Cana bind Goran Pandev dhe Shkëndija e Tetovës do të ketë në skuadër një nga lojtarët më të mirë në kampionatin elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ljupche Doriev, sulmuesi i krahut të majtë, pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim pjesë kuqezinjve të Tetovës. Shkëndija do paguajë për kartonin e sulmuesit që së shpejti mbush 25 vjeç.
Sportmedia.mk raporton se për t’i plotësuar dëshirën e merkatos Ernest Gjokës, do të paguhen plot 70 mijë euro tek Akademija Pandev. Një shifër e mirë për situatën që ka përfshirë futbollin gjatë kësaj periudhe pandemie.
Shkëndija edhe në të shkuarën ka paguar për të afruar në skuadër elementë cilësorë dhe blerja rekord është ajo e Marjan Radeskit, për të cilin kuqezinjtë kishin paguar 150 mijë euro. / abcnews.al