FOTO/ Pas 12 orësh operacion, ekipi i 100 mjekëve ndan me sukses binjaket e ngjitura

schedule16:30 - 17 Korrik, 2020

schedule 16:30 - 17 Korrik, 2020

Mjekët në Vietnam kanë bërë të mundur ndarjen e dy binjakeve të lindura të ngjitura me njëra tjetrën. Mediat e huaja bëjnë me dije se binjaket 13 mujshe, Truc Nhi dhe Dieu Nhi, gëzojnë shëndet të plotë pasi 100 kirurgë punuan për 12 orë pa pushim për të ndarë fëmijët në spitalin e fëmijëve në qytetin Chi Minh.

Ndërkohë vogëlushet do të ndiqen për një periudhë 3 mujore nga mjekët për ti ndihmuar bebet me organet e tyre sa të rikuperohen plotësisht.

Drejtori i spitalit ka theksuar se ky ishte një ndër operacionet më të vështira pior fatmirësisht rezultoi i suksesshëm.

“Deri tani konsiderohet si një ndërhyrje e suksesshme dhe ky është një hap i parë i mirë. Procesi i rikuperimit do të jetë i vështirë dhe akoma më sfidues për spitalin. Ne do të fokusohemi të bëjmë gjithçka që vajzat të jetojnë të lumtura e të shëndetshme,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!