Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një kryeministër shqiptar në RMV?” Analisti: Të mos të bien pre e presionit ndërkombëtar

schedule13:09 - 17 Korrik, 2020

schedule 13:09 - 17 Korrik, 2020

Në një intervistë në “ABC News” analisti Blerim Hyseni foli për zgjedhjet Maqedoninë e Veriut.

Hyseni tha se partitë politike, në veçanti ato shqiptare duhet të bëhen bashkë në realizimin e qëllimit të tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet të bien pre e presionit të ndërkombëtarëve.

Ai shtoi idesë për një kryeministër shqiptar iu bashkua një numër i lartë qytetarësh duke mos e përjashtuar mundësinë e një realizimit të kësaj nisme.



“Ideja për një qeveri gjithëpërfshirëse do të dëmtojë interesin e subjekteve politike shqiptare dhe në veçanti interesin e shqiptarëve më Maqedoni. Por idesë për një kryeministër shqiptar iu bashkua një numër i madh qytetarësh.

Besoj që subjektet politike shqiptare, konkretisht BDI duhet të pozicionohen fort në realizimin e idesë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre. Por këtë herë shqiptarët nuk duhet të bien pre e presionit të ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.

Po ashtu ai shtoi se në Maqedoni qytetarët shqiptarë kanë bërë apel që subjektet politike të unifikohen.

Çdo kapriço politike sipas tij në këtë rast do të jetë shumë e dëmshme.

Ideja e një kryeministri të parë shqiptar për analistin është e mundur ndërsa u shpreh se propozimi në këto momente nuk është i rastësishëm.

“Këtë herë mendoj që shqiptarët pavarësisht dilemave gjatë fushatës, duhet të bëhen bashkë të realizojnë qëllimin e tyre. Qëllim, i cili nuk është i parealizueshëm. Ata që kanë thënë se ideja mund të jetë si mjet për të fituar vota, mendoj që tashmë duhet të mbeten optimist për realizimin e kësaj ideje”, tha ndër të tjera Hyseni./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!