Ministri i Bujqësisë takon shoqatat e fermerëve dhe agropërpunuesve

schedule13:17 - 18 Prill, 2018

schedule 13:17 - 18 Prill, 2018

Ministri i Bujqësise dhe Zhvillimit Rural i ka bërë apel fermerëve dhe agropërpunuesve të hartojnë projekt-ide të detajuara në mënyrë që të përfitojnë mbështetje finanicare nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Në prag të çeljes së aplikimeve, ministri Peleshi po vijon një tur informues.

Nga 10 mijë euro deri në 500 mijë euro mbështetje financiare nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë mund të përfitojnë fermerët që dëshirojnë të invesojnë në ferma bujqësore. Prioritet kanë sektorë të qumështit, mishit, frutave, perimeve e vreshtave.

Para nisjes së aplikimeve, në Maj ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon takimet informuese.

Para shoqatave të fermerëve dhe agropërpunuesve, ministri Peleshi u angazhua për të ndjekur nga afër çdo projekt-ide që do të paraqitet nga aplikantët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!