Aiola Laska, Xhejsi Mera dhe Xhanina Çela, tre vjazat e mrekullueshme të harqeve ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. “StinGrils”, grupi që kanë krijuar, ka performuar muzikë klasike në evente të ndryshme por me kalimin e kohës ata e kanë zgjeruar repertorin e tyre edhe në zhanre të tjera.
“Duke qenë se kalonim bashkë, duke u inspiruar nga grupet e huaja si Amadeus që bënin muzikë jo klasike por moderne, ne menduam të nisnim duke qenë se kishim më shumë kohë për të provuar një eksperiencë ndryshe.”, tha njëra prej tyre.
Stin Girls tashmë është shumë i njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoni, madje kanë bashkëpunuar me këngëtarë të ndryshëm, mes të cilëve Anxhela Peristeri dhe Fifi. Ata vijnë me dy krijime të tyre, por gjithashtu kanë realizuar një sërë coverash të ndryshëm. Ata përformuan në skenë dhe coverin e këngës së famshme të Coldplay “Viva La Vida”.
“Kemi patur shumë evente këtë verë, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia janë anuluar shumica, por në përgjithësi kemi patur goxha punë dhe është mënyrë që na sjell të ardhura.” /abcnews.al/