Takimi në Bruksel, Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në dy nivele

schedule21:44 - 16 Korrik, 2020

schedule 21:44 - 16 Korrik, 2020

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ky proces do të vazhdojë në dy nivele.

Lajçak është shprehur se në nivel të lartë siç ishte sot dialogu do të vazhdojë pas gati dy muajve.

“Të dy palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivel ekspertësh të mbahet javën tjetër. Kurse të mbahet në fillim të shtatorit do të mbahet takimi në nivel të lartë”, ka deklaruar ai.

Sot në Bruksel u zhvillua takimi midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!