Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, janë përshtatur menjëherë në mesfushën e Manchester United. Madje, Pogba duket shumë i lumtur për afrimin e Fernandes. Në një intervistë për BT Sport, Pogba i thuri elozhe mesfushorit portugez.
“Kur Bruno erdhi, e dija se do të përshtatesha me të menjëherë. Nuk me duhej një muaj që të përshtatesha me të, e kisha parë si luan dhe si e përdor topin. Unë e di kur ai e do pasimin e kur jo, e njëjta gjë ndodh edhe me të.
Fernandes është një ndër lojtarët më të mirë në botë me topin në këmbë, mund të shikojë pasime që pakkush i sheh. Ai është shumë i rrezikshëm për mesfushën kundërshtare dhe kjo gjë është diçka pozitive për ne mesfushorët tjerë, pasi kemi më shumë hapësira”, përfundoi Pogba../abcnews.al