Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura publike

schedule15:14 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:14 - 16 Korrik, 2020

Mbajtja e maskave në vende publike të mbyllura në Francë do të bëhet e detyrueshme duke nisur nga java që vjen. Lajmin e ka dhënë ministri francëz i Shëndetësisë Jean Castex në mbledhjen e Senatit.

Qeveria po shqyrtonte që ta vendoste rregullin e ri më 1 gusht, por Castex tha që ai kishte “dëgjuar dhe kuptuar se ky afat dukej shumë vonë”. Ministri shtoi se vënia e maskave ishte një “masë efektive mbrojtëse” kundër koronavirusit.

Qeveria franceze u është bashkuar kombeve të tjera evropiane në ndryshimin e qëndrimit të saj për të mbajtur maska mbrojtëse. Në mars, Franca vendosi që “mbajtja e maskës [nuk] rekomandohet për personat pa simptoma.”

Por deri në maj, këto rregulla ndryshuan ndërsa qeveria shtoi se “po rivlerësonin njohuritë. Inkurajimi i publikut për të mbajtur maska është bërë pjesë e strategjisë së qeverisë për të luftuar koronavirusin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!