Vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë ish kryeministri Sali Berisha e sheh në dy këndvështrime.
I pari është vlerësim që i bëhet vendit tonë ndërsa I dyti eshte nje thirrje per qytetaret shqiptare që të ndahen sa me pare me Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e ti- shkruan ish kryeministri Berisha në rrjetet sociale. Sipas ish-liderit demokrat kryeministri Rama e ka shndrruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.
Ndërsa për ish-zëvendës ministren e integrimit Jorida Tabaku kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave.
Duke iu referuar raportit,Tabaku nënvizon rëndësinë që ka për Komisionin reforma në drejtësi dhe pesë prioritet. Për tia arritur të gjitha çka kërkohen, ish zëvendës ministrja e integrimit thotë se duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek! /abcnews.al

