Duke folur nga Kuvendi këtë të enjte, rreth draftit për Reformën Zgjedhore, kryeministri Edi Rama është shprehur se palët duhet ta dinë që nuk mund t’i marrin të gjitha.
Ai shtoi se palët as nuk mund t’i kërkojnë të gjitha e për këtë të gjithë duhet të bëjnë lëshime.
Rama u shpreh:
“Palët duhet ta dinë që nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha, të gjithë do bëjmë lëshimet tona. Është e pamundur që ne të votojmë më ju nëse ju nuk votoni me ne. Marrëveshja e 5 qershorit..mua s’më pëlqen. ka një problem të madh. Nuk kemi arritur dot të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE-së, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe do ta bëjmë, do apo nuk do PD..”
Megjithatë, Rama shtoi se në demokraci duhet të tërhiqesh e të bësh kompromise.
Kreu i qeverisë, duke ironizuar opozitën, shtoi se PD i kërkon gjërat duke vënë kushte e duke bërtitur pasi “është zakoni i të voglit” duke shtuar se “keni qenë gjithnjë në pakicë.”
Rama deklaroi:
“Murrizi shumë agresiv në raport me marrëveshjen, me vjen keq që ka të drejtë, po ashtu më vjen keq nëse nuk do kuptojë se jemi në ushtrimin e artit të së mundurës, kjo është politika. E kemi të pamundur ta grisim marrëveshjen sepse është e nevojshme për të dhënë një mesazh shumë të qartë në gjithë..si anti-parti që je, ke një huq nga PD, që i doni të gjitha.
Po të bërtasësh, po të vësh shumë kushte, do marrësh diçka më shumë sesa të takon. Zakoni i të voglit, keni qenë gjithnjë pakicë e qani më shumë. M e 5 qershorit duhet të gjejmë rrugën që të jemi dakord. S’e bëjmë hapjen e listës se po na impononi ju, por se është gjeja e duhur.”
Vijon…