Pjesëmarrja në një festë familjare ka bërë që dy persona, xhaxha e nip të infektohen me koronavirus në Fier.
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al xhaxhai i cili punon në një kompani nafte dhe nipi në Kadastrën e qytetit, kanë shfaqur simptoma të sëmundjes një ditë pas festës.
Kjo ka bërë që ata të mos paraqiten në punë.
Pas simptomave kanë kërkuar t’u bëhet tamponi nga të cilët kanë rezultuar pozitiv.
Mësohet se një pjesë e madhe e punonjësve është karantinuar, ndërsa puna në Kadastër dhe në kompaninë e naftës vijon normalisht.
Sakaq u është marrë tamponi gjithë punonjësve si dhe familjareve që ishin në festë dhe priten përgjigjet.
Nga 6 rastet e reja që raportoi ministria këtë të enjte, ABC News ka mësuar se katër të tjerët janë kontakte të mjekut anestezist të infektuar tri ditë më parë./abcnews.al