Familja e mjekes në Devoll me koronavirus, karantinohet stafi i qendrës shëndetësore

schedule09:35 - 16 Korrik, 2020

schedule 09:35 - 16 Korrik, 2020

Konfirmohen 4 raste pozitive për koronavirus në Devoll, mes të cilëve një mjeke.

Për shkak të mjekes së infektuar, është urdhëruar që stafi i qendrës shëndetësore të karantinoret i gjithi ndërkohë që janë dërguar 2 mjekë të tjerë për të kryer vizitat e tjera në këtë qytezë.

Burime zyrtare thanë se të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban, lidhje familjare me rastin e parë.

Mësohet se ditë më parë ka pasur një varrim në këtë fshat dhe mendohet se pikërisht aty janë infektuar nga Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!