Ahmeti: Jemi fitues absolutë, morëm 100 mijë vota e kemi 12 deputetë

schedule08:43 - 16 Korrik, 2020

schedule 08:43 - 16 Korrik, 2020

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është fituesja absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Duke folur për mediat, Ahmeti  u shpreh se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

Po ashtu kreu i BDI shtoi se janë në rrugën e duhur për të siguruar mandatin e 13.

Ahmeti u shpreh:

“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj dhe suksese se tashmë na presin detyra të mëdha.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!