Marcelo Brozovic ishte i dehur në timon pak ditë më parë dhe gaboi duke kaluar semaforin me të kuqe. Testi i kryer i zbuloi edhe faktin që kishte konsumuar shumë alkool dhe diçka e tillë ndikoi që t’i hiqej patenta.
Klubi zikaltër nuk ngurroi ta gjobiste mesfushorin kroat për veprimin e kryer, por ky i fundit e ka marrë me shaka ngjarjen e ndodhur. Premtimi dhe ironia nuk mungojnë një postimin e bërë në rrjetet sociale.
“Ju jap fjalën, tani e mbrapa do të pi vetëm ujë“, shkruan nënkampioni i botës në “Instagram”, teksa shfaqet me një maskë mbrojtëse në foto. Komentet e tifozëve nuk mungojnë, teksa njëri prej tyre lëshon batutën e epike.
“Kërkoji edhe Samir (Handanovic) të pijë vetëm ujë“, i shkruan tifozi i Interit, duke u bazuar te gafa e portierit slloven në ndeshjen kundër Torinos. /abcnews.al