Ironiku Simeone: La Liga është i vetmi kampionat ku fitojnë dy ekipe të ndryshme

schedule21:41 - 15 Korrik, 2020

schedule 21:41 - 15 Korrik, 2020

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur rreth objektivave të ekipit të tij në këtë sezon. Në konferencën e zakonshme përpara duelit të së nesërmes kundër Getafes në transfertë, argjentinasi u shpreh se fundi i kampionatit spanjoll dihet. Ai shtoi se vendi i tretë duhet të konsiderohet arritje për ekipin e tij, duke thumbur kështu dy gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës.

‘’Mendoj se pritshmëritë duhet të jenë gjithmonë sa më të larta. Ne jemi të parët që kërkojmë shumë nga vetja, por fatkeqësisht luajmë në një kampionat ku janë vetëm dy ekipe që shpallen zakonisht kampionë. Në vendet e tjera është vetëm një ekip. Franca ka PSG-në, Italia ka Juventusin, ndërsa ne kemi Realin dhe Barcelonën,’’ deklaron Simeone duke ironizuar me rivalët e tij.

‘’Që nga rikthimi në fushë nga pandemia, Reali ka fituar nëntë ndeshje nga nëntë të tilla dhe janë shkëputur gjashtë pikë të tjera përpara nesh. Sigurisht që gjatë kampionatit dhe ato mund të humbasin një ndeshje, pasi në fund të fundit futboll është. Gjithsesi ne po mundohemi t’i konkurojmë ato dhe po përpiqemi që klubi jonë të ecë përpara,’’ mbyll ‘’El Cholo’’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!