Rama: Nuk po hiqen koalicionet, po demokratizojmë votën, marrëveshja s’na ndalon

schedule13:21 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:21 - 15 Korrik, 2020

Duke folur nga kryesia e Kuvendit, duke iu referuar votimit të ditës së djeshme të Komisioni i Ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve, kryeministra Rama u shpreh se ku po hiqen koalicionet por në fakt po parandalohet devijimi i votës.

Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë rast po krijohet një kuadër “ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Evropës dhe jo si rrapi pas dushkut.” Po ashtu, Rama deklaroi se kërcënimet nga ana e palëve “nuk funksionon, nuk ka dhe nuk ka për të funksionuar.”

Kryeministri u shpreh:

“Çfarë po bën Shqipëria, po heq koalicionet? Jo! Në asnjë mënyrë. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Evropës dhe jo si rrapi pas dushkut, ju kujtohet historia e devijimit të votës. Si mund të kemi ne një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3 mijë kandidatë, ku është parë? Edhe ata që marrin vota për një parti ia çojnë tjetrës, kaq po bën Shqipëria.

Dhe nëse ka diçka që nuk përputhet me standardin, absolutisht i gatshëm që të dëgjoj, por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Bashës apo partive të tjera që braktisën parlamentin.

Ky nuk hyn si standard. Kërcënimi, ose si themi ne ose këtu do të bëhet nami, nuk funksionon, nuk ka dhe nuk ka për të funksionuar. Kërcënimi se bota do të thotë se këta nuk janë për në Evropë, është në planin kombëtar një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Unë jam respektues ndaj miqve.”

Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se “reagimi i opozitës presidenciale dhe asaj jashtëparlamentare është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, apo atë politik e kombëtar.”

Rama u shpreh:

“Dje Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugë, pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive, por edhe në dhënien e pëlqimit për deputetet pa rrezikuar një arritje madhore të PS, dhe të forcave të tjera politike në vite, përfaqësimin e vajzave dhe grave ne Kuvend..Jemi në mes të dy paleve, që kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan. Dhe s’kemi konsensus për ata që këto palë më vete nuk duan…Reagimi i opozitës presidenciale dhe asaj jashtëparlamentare është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, apo atë politik e kombëtar.

Të gjithë e dinë, që as njëra nga këto opozita nuk e vlerësojnë apo respektojnë Kuvendin e Shqipërisë. kjo S’e ndryshon faktin që Parlamenti është sovran. Nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, të anatemohet, përbuzet, qoftë nga një institucion si ai i presidentit. Etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë, të kapitullit të parë, të çdo edukate shteti. Dhe qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare, që zgjodhi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lirë. Zgjodhi ta zhvlerësojë.

Ndërsa sa i përket miratimit të draftit të 5 qershorit në Komisionin e Ligjeve me votat e shumicës socialiste, dhe jo me konsensus, Rama deklaroi se konsensus nuk pati pasi opozita parlamentare “refuzon të pranojë mos-depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit.

“U miratua fjale për fjalë drafti i  5 qershorit me shumicë dhe jo konsensus, sepse, opozita parlamentare refuzon të pranojë mos-depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit. Siç e dini edhe ju, është lëshimi i madh i PS, jo me hirin e objektivave të veta, por me pahirin e një nevoje për ta përfshire opozitën jashtë parlamentare në proces,” tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!