Veriu i vendit për shkak të pandemisë po vuan mungesën e turistëve. Në Velipojë, Theth dhe Valbonë prenotimet pothuajse janë anuluar të gjitha.
Në plazhin e Velipojës shihet qartë mungesa e pushuesve, ndërsa plazhi është thuajse i boshatisur. Pushuesit e vetëm janë nga Kosova.
“Velipoja vitet e kaluara ishte pak më ndryshe. Këtë vit në Velipojë ka qenë më qetë”.
SamantaNikolli menaxhere e një prej hoteleve në zonën e Velipojës shprehet se anulimet e prenotimeve nga turistet e huaj këtë sezon verorë kanë qenë të shumta.
“Rreth 90% e prenotimeve nga klientë të huaj janë anuluar për shkak të pandemisë. Ndërsa krahasuar me një vit më parë jemi në rreth 30% të kapacitetit me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tregon Samanta Nikolli menaxhere e një hoteli në Velipojë.
Shezlonget janë të boshatisur në Velipojë, ndërsa plazhi frekuentohet më së shumti gjatë fundjavës.
Qyteti i Shkodrës është më i rrezikuari këtë sezon.
Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema shprehet se në këto zona mungon
“Ky vit është shumë më i varfër sa i përket frekuentimit të zonave turistike. Vihet re një mungesë ë turistëve. Mungon plotësisht turizmi kulturor”, tha Mema.
Veç hoteleve dhe shtëpitë e banorëve të Shkodrës, që njihen ndryshe dhe si njësi akomoduese me çmime të ulëta janë bosh.
“Anulime ka pasur. Këtë vit nuk bëhet fjalë më për prenotime në hotelin tonë, Të vetmit që e frekuentojnë edhe ata të pakët në numër janë kryesisht vendas dhe turistë nga Kosova”, tregon menaxheri i një hoteli Alkid Erkocaj.
Operatorët turistikë të zonave malore të qarkut Shkodër këtë sezon turistik e konsiderojnë të falimentuar.
“Ky sezon është thuajse i dështuar. Më të rrezikuarat janë zonat malore, si Thethi apo Valbona, ku prenotimet janë anuluar thuajse në masën 100% nga turistët e huaj”, tregon operatorja turistike Silva Bushi.
Kufijtë janë të mbyllur, të pakët janë ata që hyjnë në Shqipëri, ndaj dhe deri më tani turizmi është sektori më i goditur prej pandemisë./abcnews.al/