Sane: Kam lënë pas një periudhë të errët, tani dua trofe me Bayernin!

schedule21:19 - 14 Korrik, 2020

schedule 21:19 - 14 Korrik, 2020

Transferimi më i fundit i Bayern Munchen, Leroy Sane, ka folur për faqen zyrtare të klubit bavarez, ku nuk i ka fshehur emocionet e tij për këtë lëvizje dhe iu tha tifozëve se do të japë gjithëka që të fitojë sa më shumë trofe me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Ishte një ndjesi shumë e mirë të rikthehesha sërish në fushën e blertë. Sigurisht që jam i emocionuar, të veshësh fanellën e Bayernit dhe të stërvitesh këtu ku janë stërvitur shumë kampionë, është diçka e veçantë”, tha fillimisht Sane për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Në javën e ardhshme do të kem mundësi të takoj dhe stërvitem edhe me shokët e tjerë të skuadrës. Mezi po pres.  Kalova shumë mirë me Niklas Sulen, jemi shumë miq të mirë. Ai është në një formë të mirë fizike dhe gati për t’u rikthyer nga një dëmtim i gjatë.

Vuajtëm të dy pothuajse të njëjtin dëmtim, por tani jemi të lumtur që kemi lënë pas një periudhë të errët. Do të japim gjithçka për të fituar sa më shumë trofe me Bayernin”, u shpreh Sane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!