Balla i përgjigjet zyrtarit gjerman: PS po çon përpara marrëveshjen e 5 qershorit

schedule17:32 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:32 - 14 Korrik, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur nënkryetarit të CDU/CSU Johann Wadephul pas paralajmërimit të këtij të fundit se do të votojnë kundër hapjes së negociatave nëse miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

Balla thotë se PS po punon për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat, ndërsa shprehet i vendosur se nesër do të miratohet hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat!

PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”./abcnews.al